Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi janë parë dukesh përfaqur dashurinë e tyre, teksa i dhuronin njëri-tjetrit një puthje të zjarrtë gjatë një shëtitje me varkë në Venedik.
Këngëtarja dhe regjisori i filmave të “Marvel” u nisën nga hoteli luksoz San Clemente gjatë rrugës për në provat e koncertit të organizuar nga amFAR ( Fondacionit Amerikan për Kërkimet e AIDS-it), në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia.
Waititi ndodhet në Venecia në mbështetje të Orës, e cila do të performojë në eventin bamirës të amFAR.
Çifti gjetën një moment për të vizituar së bashku La Biennale di Venezia, një institucion i njohur kulturor global.
Rita Ora ishte e veshur me një fustan të bardhë, ku zbulonte tatuazhin e saj të një perëndeshe që puthte një trëndafil.
Festivali i Venecias, i organizuar nga La Biennale di Venezia dhe i mbikëqyrur nga drejtori Alberto Barbera, dhe zhvillohet nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023, në Venice Lido.
Ngjarja e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit (FIAPF), filloi me premierën e filmit “Comandante” të Luftës së Dytë Botërore, nga Edoardo De Angelis dhe do të përfundojë me dramën në gjuhën spanjolle të Netflix, “Society of the Snow”.
Venecia ka shërbyer për një kohë të gjatë si një prelud i sezonit të çmimeve, duke theksuar vazhdimisht filmat që më vonë u bënë kandidatët kryesorë të “Oscars”.
çmimet e fundit për regjisorin më të mirë në Oscar.
Tradicionalisht, Venecia ka qenë destinacioni i zgjedhur për krijuesit e filmave për të lansuar krijimet e tyre.
Megjithatë, viti 2023 sheh një zbehje të lehtë të shkëlqimit të tij tipik, me një grevë të aktorëve të Hollywoodit që kufizon numrin e yjeve të disponueshëm për të promovuar filmat e tyre në skenën e Venecias.
Çifti Rita Ora dhe Taika Waititi janë të lidhur që nga viti 2021 dhe u martuan në vitin 2022 gjatë një ceremonie intime në Los Angeles. /Telegrafi/