Rita Ora është një prej yjeve më të suksesshme të muzikës pop në vitet e fundit, ndërsa ajo është e gatshme që t’i shtyjë kufijtë sa herë që vjen fjala për modën.
28-vjeçarja është shfaqur me një veshje të veçantë gjatë pjesëmarrjes në evenimentin Hits Radio Live në Birmingham të shtunën mbrëma.
Shqiptarja e famshme kishte vendosur një maskë, teksa e kishte kombinuar me një kostum me ngjyrat kuq e zi.
Ajo i ka publikuar disa fotografi në InstaStory me dukjen e saj, të cilat i ka shoqëruar edhe me mbishkrime interesante.
Ndërkohë, për performancën e saj, Rita e ka ndërruar veshjen dhe është paraqitur me një stil të viteve të tetëdhjeta. /Telegrafi/