Kryeministri britanik, Rishi Sunak, pritet që gjatë ditës së sotme të vizitojë kryeqytetin e Ukrainës.
Vizita vjen gjatë kohës që Britania e Madhe ka njoftuar se do të ofrojë një paketë të re ndihme ushtarake, mbështetje humanitare, dhe bashkëpunim për sigurinë e Ukrainës, marrëveshje kjo e cila do të nënshkruhet nga kryeministri britanik dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.
Përmes këtij pakti, Britania e Madhe i ofron Ukrainës shërbime të inteligjencës, siguri kibernetike, trajnime mjekësore, dhe bashkëpunime për mbrojtje nga sulmet e vazhdueshme ruse.
Gjithashtu, pjesë e marrëveshjes janë edhe 2.9 miliard euro ndihmë ushtarake për vitet 2024-2025.
Duke i pasur parasysh dëmet njerëzore dhe materiale që i janë shkaktuar Ukrainës që nga fillimi i luftës, asaj do t’i ofrohet ndihmë financiare edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja.
BE pritet ta ndihmojë me 50 miliardë euro, ndërsa SHBA-ja me 60 miliardë dollarë. /Telegrafi/