Telegrafi

Riqui Puig kompleton transferimin te LA Galaxy

(Foto: Instagram/riquipuig)

Riqui Puig e ka kompletuar transferimin te LA Galaxy, ndërkohë që vazhdon spastrimi veror te Barcelona.

Mesfushori spanjoll nuk ka arritur të depërtojë në ekipin e parë të Xavi Hernandezit në Camp Nou dhe tash ka vendosur ta ndjekë karrierën në MLS.

Futbollisti, i cili do t’i mbushë 23 vjet në javën e ardhshme, ka edhe një vit kontratë me Blaugranët, por duke qenë tepricë, vendosi të largohej.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Sot (4 gusht) është dita e fundit e afatit kalimtar në MLS, ashtu që La Galaxy ka arritur siguruar nënshkrimin e transferimit të ri.

Barcelona nuk ka përfituar asgjë nga transferimi i Puig, i cili i është bashkuar klubit amerikan me parametrat zero.

Megjithatë, katalunasit e kanë rezervuar të drejtën për ta riblerë lojtarin dhe do të përfitojnë 50 për qind nga shitja e ardhshme. /Telegrafi/