Telegrafi

Rindërtimi i Real Madridit: Këto janë tre nënshkrimet që Maldini do të bënte te Los Blancos

Gazetari i njohur spanjoll, Julio Maldonado apo i njohur ndryshe nga të gjithë si Maldini u ndal në kanalin e Marca për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve nga lexuesit dhe shikuesit.

Eksperti ndërkombëtar i futbollit ka analizuar situatën e Real Madridit dhe ka shprehur mendimin e tij për inkorporimet që duhet të bëjnë Los Blancos.

Maldini deklaroi se Real Madridi duhet të forcojë skuadrën me tri përforcime të mëdha në afatin kalimtar të verës.

Lexo po ashtu Planet e Florentino Perez për ekipin e sezonit 2023/24 – Real Madridi i së ardhmes kalon tek të rinjtë

Sipas Maldinit, Mbretërit kanë nevojë për një mbrojtës anësorë, mesfushor qëndron dhe mbi të gjitha një sulmues.

Për ta bërë këtë, tre nënshkrimet që ai do të bënte do të ishin: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Joao Cancelo (Bayern Munich në huazim nga Manchester City) dhe Harry Kane (Tottenham).

Lexo po ashtu Thashethemet më të çmendura për Real Madridin: Bellingham, Mbappe dhe Davies transferohen këtë verë

Megjithatë, Maldini në sulm ka disa mëdyshje pasi ai vendos në listë edhe sulmuesin nigerian Victor Osimhen (Napoli).

Vera e këtij viti do të qartësoj gjithçka rreth transferimeve të reja dhe ekipit të Real Madridit, pasi medoemos pritet të ketë disa ndryshime. /Telegrafi/