Ka kohë që Rina Balaj e ka paralajmëruar këngën e re, të cilët do ta lansojë të kompletuar edhe nga ana vizuale.
“Ilegal” do të mbajë titullin kënga e re e autores së disa hiteve, ndërsa ajo tashmë është duke e realizuar videoklipin.
Këngëtarja është shfaqur atraktive në një fotografi të publikuar në Instagram, ku tregon se është duke xhiruar klipin e ri.
Edhe kënga e re do të jetë prodhim i producentëve ZzapnChriss, ndërsa për klipin është angazhuar produksioni Filmnation.
“Down On Me” është projekti më i fundit muzikor që e ka publikuar Rina dhe e ka lansuar me videoklip.
Kënga është në bashkëpunim me reperin anglez, K-Koke dhe është pëlqyer shumë nga fansat e dy këngëtarëve.
Videoklipi i kësaj kënge u publikua më 7 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 4.6 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/