Site icon Telegrafi

Rina publikon prapaskena nga xhirimi i klipit “Ilegal”

Rina në klipin e këngës "Ilegal" (Foto: Screenshot/YouTube/ZzapnChriss Onrecords/Filmnation)

“Ilegal” është titulli i këngës më të fundit që e ka lansuar Rina Balaj, e cila është pëlqyer shumë nga fansat e saj.

Me tekst të vet reperes, realizim të producentëve ZzapnChriss dhe ‘beat’ nga Bujaa Beats – ky projekt u shoqërua edhe me videoklipin e xhiruar nga produksioni Filmnation.

Videoja muzikore u lansua në YouTube më 20 shkurt dhe tash kur kanë kaluar dy javë e gjysmë nga publikimi, numëron 4.4 milionë shikime në shërbimin e shpërndarjes së videove.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

Ndërkohë që kënga është duke u dëgjuar shumë dhe klipi po pëlqehet, në profilin e Rinës në Instagram është publikuar një video nga prapaskenat e xhirimeve të klipit.

Theksojmë se e veçanta e “Ilegal” është se vjen në dy pjesë që ngjajnë me dy versione të ndryshme të kësaj kënge.

Para se të vinte solo me “Ilegal”, këngëtarja i kishte publikuar disa bashkëpunime që u pritën mirë nga dashamirët e muzikës së saj

Dueti me reperin anglez K-Koke, “Down On Me”, ishte një prej realizimeve që u shndërrua në hit, ndërsa videoklipi i asaj kënge është shikuar 5.5 milionë herë në YouTube.

Më herët, Rina lansoi një tjetër bashkëpunim. Ishte kënga “Fly”, të cilën e realizoi me Fuegon, reperin që është po ashtu pjesë e On Records. /Telegrafi/

Exit mobile version