Ndërkohë që është duke i shijuar pushimet në Afrikë, Rina Balaj ka qenë aktive në publikimin e fotografive në profilet e saja në rrjetet sociale.
Këngëtarja i ka mbajtur të përditësuar fansat e saj për çastet e bukura që po i kalon.
Edhe gjatë të enjtes, ajo i ka publikuar disa fotografi që kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.
Edhe në imazhet e reja në plan të parë kanë qenë hiret e bukuroshes.
“Vështirë të më lësh mbresa mua”, është përshkrimi që u ka vënë Rina këtyre fotografive. /Telegrafi/