Artistja e njohur, Rina Balaj prej ditësh ka nisur pushimet në Zanzibar të Tanzanisë.
Bukuroshja nga Istogu ka postuar imazhe të ndryshme nga atje duke vënë në pah linjat e formësuara të trupit.
Njëjtë ka vepruar edhe së fundmi, teksa postoi disa foto atraktive e veshur me bikini shumëngjyrësh.
Rina i la flokët e gjata në stil të valëzuar ndërsa fokusi ishte tek format e saj mahnitëse të trupit.
“Vajza e ishullit”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e fotografive sipër të cilave nuk munguan komentet e shumta nga ana e fansave.
Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja aktualisht po shijon jetën si beqare pasi javë më parë konfirmoi se i ka dhënë fund lidhjes me reperin Sin Boy.
Dyshja që përveç që prej vitesh ishin çifti sollën edhe disa bashkëpunime të suksesshme muzikore. /Telegrafi/