Rina Balaj ka sjellur për fansat e saj një tjetër fotosesion atraktiv.
E njohur për fizikun joshëse, për të cilën kujdeset me ushtrime intensive në palestër, Rina nuk ka zhgënjyer as këtë herë.
Autorja e “Bad Rosita” u shfaq e ‘nxehtë’ në pozat e realizuara në shtrat, teksa shihet e veshur me të brendshme njëpjesësh me dantella.
Grimi i saj ishte i theksuar, ndërsa flokët e shkurtra i ktheu në një anë, për të kompletuar dukjen edhe me një palë vathë ari.
“Edhe e vrazhdë, edhe e butë”, ka shkruar Balaj në mbishkrimin e fotove.
Ndërkohë, nuk i munguan komentet pozitive nga ana e admiruesve të saj të shumtë.
Ndërsa, theksojmë që Rina pas një pauze është rikthyer në skenën e muzikës me projekte dhe koncerte.
Kënga e sa e fundit është bashkëpunimi me artistin e ri The Victor “Ça je”. /Telegrafi/