Telegrafi

Rina Balaj sjell poza joshëse pranë makinës luksoze BMW

Këngëtarja Rina Balaj po iu qëndron afër fansave të saj përmes rrjeteve sociale.

Ajo është mjaft aktive sidomos në llogarinë e saj në Instagram ku numëron më shumë se 300 mijë ndjekës.

Edhe së fundmi, Rina ka sjellur disa poza tejet joshëse për ndjekësit e saj ku në fokus ishin linjat e saj joshëse.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Këngëtarja nga Istogu shihet e veshur me një bluzë të bardhë të cilën e përshtati me një palë xhinse dhe atlete.

Për të kompletuar dukej ajo vendosi edhe një palë syze të tejdukshme dhe grim të theksuar.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ajo që mori gjithashtu vëmendje ishte edhe se realizimi i fotografive u bë pranë një makine luksoze të markës “BMW”.

Lexo po ashtu Rina Balaj publikon këngën e re "E kalume"

Të shumta ishin edhe komente që këngëtarja mori nga ana e fansave të saj që ishin kryesisht pozitive.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit i Rinës është “E kalume” që e solli në shkurt të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/