Site icon Telegrafi

Rina Balaj sjell imazhe atraktive të shkrepura nga xhirimet e klipit

Rina Balaj (Foto: Instagram/isyourirlrina)

Ajo është këngëtarja që ka arritur për një kohë të shkurtër të grumbullojë mijëra fansa.

Është Rina Balaj, e cila kohëve të fundit ka qenë mëse aktive në prurjet e reja muzikore, të pëlqyera tej mase.

Pasi gjatë ditës së djeshme (e premte) zbuloi datën e lansimit të këngës së re, ajo tashmë po ndan imazhe të shkrepura nga xhirimet.

(Foto: Instagram)

Në një të publikuar në rrjetin social Instagram, Rina duket plot shik, teksa merrte poza atraktive para kamerës.

Flokët portokalli kishte zgjedhur që t’i lë të lira mbi supe, kurse në makijazh më shumë i dominonte ngjyra e zezë.

Po ashtu në Instastory, artistja bëri të ditur se në ato momente ishte e lodhur dhe kishte ftohtë, por që nuk u ndal. /Telegrafi/

Exit mobile version