Këngëtarja e njohur Rina Balaj ka befasuar ndjekësit e saj në Instagram me një set fotografish të reja ku shfaqet në një stil të veçantë dhe tërheqës.
Në këto fotografi të fundit, Rina duket me një pamje interesante ku kombinon elegancën e thjeshtë me një prekje sportive.
E njohur për eksperimentimet e saj me imazhin, këtë herë ajo ka zgjedhur të theksojë në një mënyrë të veçantë flokët dhe makijazhin.
Topuzi i madh në majë të kokës duket se është krijuar me kujdes, ndërsa fijet e flokëve që bien anash të fytyrës i japin një prekje ëmbëlsie.
Makijazhi i Rinas është një tjetër element që tërheq vëmendjen. Ai është realizuar me shumë mjeshtëri, i theksuar sidomos rreth syve për të nxjerrë në pah shikimin e saj të fuqishëm, ndërsa tonet e ngrohta të buzëve ngjyrë kafe shtojnë një ndjenjë shkëlqimi dhe elegancë.
Ndërsa për veshjen, Rina ka zgjedhur të kombinojë dukjen elegante të fytyrës me një stil më të lirshëm dhe sportiv.
Tutat rozë që ajo ka zgjedhur për këtë set fotografish e bën këtë dukje të Rinës të jetë shumë interesante.
Vathët e mëdhenj dhe zinxhirit argjendi që dekoron qafën shtojnë një kontrast të këndshëm me veshjen sportive. /Telegrafi/