Këngëtarja e dashur dhe shumë e ndjekur nga publiku shqiptar, Rina Balaj, ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga festimi i ditëlindjes së saj të 25-të.
E njohur për stilin e saj unik dhe të guximshëm, Rina nuk ka zhgënjyer as këtë herë me zgjedhjet e saj.
Në serinë e fotografive të publikuara, Rina shfaqet e veshur me një fustan të shkurtë ngjyrë kafe, i cili thekson linjat e saj dhe shton më tej një imazh provokativ dhe seksi.
Fustani, i cili zbulon mjaft nga trupi i saj, kombinohet me një palë këpucë me taka të larta ngjyrë rozë dhe një kepele të veçantë me fije të njëjtës nuancë, duke i dhënë një prekje edhe më të veçantë dukjes së saj.
Rina pozon e shtrirë mbi shtrat në pozita provokative, duke komunikuar një ndjesi lirshme e cila pasqyron personalitetin e saj të fortë dhe të pavarur.
Ajo ka zgjedhur një makijazh të butë për këto fotografi, i cili në kontrast me elementet e tjera të dukjes të saj. /Telegrafi/