Rep-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj, në përgjithësi ka arritur të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave.
Jo vetëm për shkak të pozave dhe paraqitjeve skenike, por si rrjedhojë e projekte muzikore të cilat janë mjaft të shpeshta nga ana e saj.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja vëmendjen e ka përqendruar në dukjen e saj tërheqëse.
Rina është shfaqur me një fustan të bardhë, i cili kësaj radhe i kishte mbuluar linjat e bujshme trupore.
“Edhe kur mundohem të duken normale, dukem çuditshëm”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
E njohur për eksperimentimin me flokë, kësaj radhe ajo ka zgjedhur ngjyrën portokalli, ndërsa në pjesën mbi veshin ajo i ka rruar.
Theksojmë se gjatë kësaj sezone verore ajo ka pasur prurje të shumta muzikore, në bashkëpunim me të dashurin Sin Boy. /Telegrafi/