Site icon Telegrafi

Rina Balaj shfaqet tërheqëse, duket mahnitëse në paraqitjen e fundit

Rina Balaj krahas angazhimeve muzikore, nuk i lë anash as pozat që nxisin dhe marrin çdo herë vëmendje.

Ajo prej ditësh ka nis pushimet në Greqi në shoqërinë e të dashurit të saj, Sin Boy, ku përveç kësaj këtë kohë ajo po e shfrytëzon edhe për xhirimet e videoklipit të ri.

Këngëtarja e hitit “Addiciton” së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka sjell imazhe të shumta në bikini, në të cilat format e saj nuk e linin askënd indiferent.


Ndërsa, sot (e premte), Rina postoi një imazh të ri, në të cilin ajo dukej tërheqëse dhe mjaft atraktive, me një grim të theksuar, buzëkuq dhe flokë bionde.

Ndryshe, Rina ditë më parë ka publikuar albumin e parë “Balerina”, i cili gjendet në të gjitha platformat.


Ndërkohë, bashkë me albumin e ri, këngëtarja ka lansuar edhe videoklipin “Mia”, që po ashtu është pjesë e albumit. /Telegrafi/

Exit mobile version