Rina Balaj ka sjellur disa imazhe të reja në llogarinë e saj të Instagramit.
Artistja e njohur shpesh herë nxit imagjinatën e fansave me foto provokuese dhe as këtë herë nuk ishte më ndryshe.
Rina ka postuar disa poza të reja teksa ajo dukej më joshëse se asnjëherë më parë.
E veshur në një fustan të zi dhe të shkurtër, Rina theksoi gjoksin dhe linjat e formësuara të trupit për të cilat komentohet vazhdimisht.
Pamje elegante, këngëtarja e kompletoi me aksesor ari ndërsa flokët i la natyrale dhe grim të theksuar në fytyrë.
“Një fakt qesharak: Nuk i ndalëm së xhiruari as kur filloi shiu”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e fotove.
Nuk dihet në imazhet e reja janë të shkëputura nga ndonjë fotosesion apo klipi i ri i këngëtares, e cila mbetet e angazhuar me projekte të reja.
Kënga e saj e fundit mban titullin “Si ti” që erdhi në bashkëpunim me partnerin e saj, Sin boy. /Telegrafi/