Site icon Telegrafi

Rina Balaj shfaqet në formë të mirë dhe joshëse në imazhet provokuese para pasqyrës

Rina Balaj është një prej këngëtareve më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare.

Këngëtarja e njohur e cila mbetet aktive me projekte të reja muzikore dhe koncerte, nuk i lë anash as postime në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, Rina postoi disa imazhe mjaft joshëse para pasqyrës teksa shihet e veshur me shumë stil.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë të cilën e përshtati me xhinse me detaje me ngjyrë, kapele dhe çizme po ashtu të zezë.

Foto: Rina Balaj/Instagram

“E rrogat a janë rritë”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e fotografive, ndërsa mori edhe komente të shumta pozitive nga ana e fansave.

Foto: Rina Balaj/Instagram
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

Ndërkohë, kujtojmë që prej ditësh Rina po qëndron në Athinë të Greqisë, ku edhe po punon për këngë të reja.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndryshe, javë më parë Rina solli me klipi këngën “Sativa” e cila është pjesë e albumit të saj të ri “Balerina”. /Telegrafi/

Exit mobile version