Telegrafi

Rina Balaj shfaqet joshëse në imazhet nga pushimet në Afrikë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rina Balaj po vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Rina numëron fansa të shumtë në mediat socizle dhe vetëm në Instagram ka mbi 380 mijë të tillë.

Autorja e “Bad Rosita” këto ditë ka nisur pushimet në Zanzibar dhe nga atje nuk kanë munguar postimet e ndryshme provokuese.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Edhe së fundmi Rina ka mahnit me linjat joshëse të trupit, teksa pozoi me një fustan elegant ngjyrë ari me një krah.

Këngëtarja përshtati dukjen me aksesor ari dhe makijazh të theksuar, ndërsa flokët mbante në në topuz.

Rina dukej më në formë se kurrë më parë, ndërsa linjat e saj të formësuara merrnin vëmendje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe komentet nga ana e fansave dhe admiruesve të saj.

Ndryshe, pas një pauze të gjatë, Balaj është rikthyer me projekte të reja dhe gjithashtu koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/