Rina Balaj është një prej artisteve më të përfolura shqiptare dhe postimet e saj në rrjete sociale marrin çdo herë vëmendje.
Kështu ka ndodhur edhe me imazhet e reja që këngëtarja 24-vjeçare ndau me fansat në llogarinë e saj në Instagram.
Rina shihet e veshur në kostum dypjesësh të shkurtër me ngjyrë të zezë që ia theksonte format tërheqëse të trupit.
Këngëtarja pozon hipur mbi një tavolinë ndërsa vë në pah linjat trupore ndaj të cilave ajo është tejet e përkushtuar me ushtrime intensive në palestër.
Natyrisht, nuk munguan as pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave të saj të shumtë që ishin kryesisht pozitive.
Ndërkohë, Rina këtë periudhë po punon edhe për projekte të reja muzikore.
Së fundmi ajo ka paralajmëruar këngën e re duke ndarë një pjesë të shkurtër të saj e që pritet të publikohet më 10 shkurt. /Telegrafi/