Artistja e njohur, Rina Balaj përveç që iu qëndron afër fansave me projekte të reja muzikore ajo këtë e bën edhe me postime të ndryshme në rrjetet sociale.
E njohur për linjat e saj joshëse dhe të formësuara të trupit për të cilat përkujdeset me ushtrime intensive në palestër, Rina i ka shfaq edhe një herë ato në një imazhe të ri.
Krijuesja e hitit “Bad Rosita” duket tejet provokuese në foton e realizuara para pasqyrës teksa shihet e veshur vetëm në bikini duke qëndruara para një pasqyre.
Me pamje pa makijazh dhe një palë syze të zeza, vëmendjen morën edhe tatuazhet e shumta që këngëtarja ka në trup.
Ndryshe, kujtojmë që Rina prej muajsh është zhvendosur për të jetuar në Greqi me partnerin e saj Sin Boy.
Ndërkohë përmes rrjeteve sociale ajo ka treguar se edhe atje po punon vazhdimisht për projekte të reja.
Kujtojmë që kënga e saj e fundit mban titullin “Si ti” që e solli në fund të muajit maj dhe u mirëprit nga fansat e saj duke grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube deri më tani. /Telegrafi/