Një pjesë e madhe e njerëzve pa marrë parasysh rregullave për qëndruar të vetizoluar, kanë vendosur që të relaksohen në vendet afër shtëpisë së tyre.
Rina Balaj është një ndër ta. Ajo ka dalë nga vetizolimi për t’u relaksuar në lokacionet pranë vendbanimit të saj.
Kështu të paktën duket përmes rrjeteve sociale, ku në profilin e saj në Instagram, reperja ka shfaqur disa imazhe nga dita e sotme (e shtunë).
E veshur në pantallona të shkurtra, Rina ka shfaqur linjat e saj trupore teksa ka theksuar edhe disa vështirësi gjatë qëndrimit në karantinë.
Në pamundësi për të shkuar në një sallon bukurie, vetullat e saj kanë filluar të rriten dhe duken tejet natyrale.
Këtë krizë globale ajo është duke e kaluar së bashku me të dashurin e saj, Sin Boy. /Telegrafi/