Telegrafi

Rina Balaj paralajmëron lansimin e klipit të këngës “Sari”

Rina Balaj (Foto: Instagram/isyourgirlrina)

Këngëtarja Rina Balaj është njëra nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, pasi edhe interpreton në mënyrë të veçantë këngët e saj.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke postuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo angazhimet në karrierë.

Këngëtarja me prejardhje nga Istogu, sapo ka publikuar albumin “MM”, në bashkëpunim me të dashurin e saj, Sin Boy.

“Sari” është njëra prej këngëve që bën pjesë në po të njëjtin album, e që së shpejti do të publikohet me videoklip.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ajo ka ftuar ndjekësit e saj të bëjnë 33 mijë komente nëse dëshirojnë të shohim klipin e këngës.

“33000 komete për klipin e Sari”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

(Foto: Instastory)

Ndërkaq, Rina në këtë kohë të pandemisë coronavirus po qëndron e izoluar me të dashurin e saj, të cilët shpesh herë po kalojnë kohën e lirë në bregdet. /Telegrafi/