Rina Balaj është një prej emrave të estradës që vazhdimisht komentohet dhe bëhet pjesë e medieve rozë.
Krahas projekteve muzikore, këngëtarja e njohur përfolët edhe për paraqitjet e saj atraktive në rrjetet sociale, e që fansat e saj mezi presin t’i shohin.
Ajo po vazhdon të jetë aktive dhe një fotosesion provokues ka realizuar edhe së fundi, teksa në fokus edhe këtë herë ishin linjat e saj joshëse.
E përkushtuar ndaj fizikut të saj me ushtrime intensive në palestër, Rina i ka ekspozuar ato edhe në fotografit që postoi në Instagram e që morën gjithë vëmendjen.
Krijuesja e këngës “Bad Rosita”, pozoi e veshur vetëm me një palë sytjena ngjyrë ari, të cilat i përshtati me pantallona lëkure me ngjyrë të kuqe dhe grim të theksuar.
“Urime Krishtlindjet”, ishte mbishkrimi që Rina ka bërë sipër imazheve, në të cilat mori komente të shumta.
Ndryshe, Rina në muajin nëntor publikoi albumin e parë “Balerina”, që u prit mirë nga fansat e saj.
Ndërkohë, këngëtarja prej kohësh është në lidhje dashurie me reperin , Sin Boy, me të cilën po ashtu ka sjell disa projekte muzikore. /Telegrafi/