Site icon Telegrafi

Rina Balaj ngacmon imagjinatën e fansave, shfaq asetet përmes rrobave të larjes

Rina Balaj (Foto: Instagram/isyourgirlrina)

Rina Balaj është njëra nga këngëtaret e estradës shqiptare që po tërheq vëmendje në masë të madhe.

Përpos prurjeve të reja muzikore, ajo është aktive edhe në rrjete sociale duke publikuar momente të lumtura nga pushimet.

Ajo që një kohë të gjatë është duke servuar imazhe të ndryshme nga bregdeti, ndërsa shpesh shihet nën shoqërinë e të dashurit të saj.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Rina, ka lënë gojëhapur të gjitha ndjekësit e saj përmes pozave tërheqëse.

Lexo po ashtu Rina Balaj prezanton stilin e ri të flokëve, mahnit me dukjen

E veshur me bikini, bukuroshja shqiptare ka theksuar linjat trupore, të cilat i ka arritur përmes stërvitjeve në palestër.

Sidoqoftë “Tokyo” mbetet projekti i fundit nga ajo, që erdhi në bashkëpunim me Sin Boy. /Telegrafi/

Exit mobile version