Site icon Telegrafi

Rina Balaj ndryshon dukjen, bëhet bionde

Foto: Rina Balaj/Instagram

Rina Balaj po shijon aktualisht suksesin e këngës së fundit “Addiction”, të cilën e solli bashkë me një videoklip interesant dhe unik.

Por, këngëtarja e njohur së fundi ka befasuar fansat e saj me një ndryshim drastik në dukje.

Derisa jemi mësuar ta shohim për një kohë të gjatë si flokëkuqe, Rina tashmë është tërësisht bionde.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Këngëtarja realizoi një fotosesion atraktiv që e ndau me fansat në llogarinë e Instagramit, përmes të cilit tregoi ndryshimin e madh në pamje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

Rina dukej në formë të mirë dhe ndryshim i stilit dhe ngjyrës së flokëve u mirëprit edhe nga ana e fansave që e komplimentuan në hapësirën e komenteve krahas fotove.

Foto: Rina Balaj/Instagram

“Më hidh në ujq dhe unë do të kthehem duke udhëhequr tufën”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e imazheve.

Ndërkohë, Rina ka kohë që është shkëputur nga koncertet dhe mbrëmjet muzikore dhe si e tillë edhe në sezonin që lamë pas, kanë qenë të rralla paraqitjet e saj para publikut. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Exit mobile version