Telegrafi

Rina Balaj merr vëmendje me paraqitjen pa makijazh

Artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj mbetet ndër emrat më të komentuar të estradës shqiptare.

Përtej angazhimeve profesionale, Rina çdo herë rrëmben vëmendje me postimet që bën në llogarinë e saj në Instagram.

Këngëtarja së fundmi ka udhëtuar drejt Tanzanisë dhe nga atje ka publikuar disa imazhe të reja atraktive.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Përveç linjave të saj të formësuara, Rina mori vëmendje edhe me pamjen pa grim dhe veshjen me shumë stil.

Në këtë paraqitje krijuesja e hitit “Addiction” u shfaq e veshur me një bluzë të shkurtër me mëngë të gjata dhe ngjyrë të bardhë të cilën e kombinoi me një palë xhinse.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Teksa Rina dukej e mrekullueshme edhe ma makijazh, flokët I la të lira mbi supe duke përfunduar pamjen me një palë syze dielli me kornizë të bardhë.

Ndryshe, kujtojmë që aktualisht këngëtarja është beqare, pak javë më parë ajo konfirmojë ndarjen nga partneri I saj prej vitesh, Sin Boy. /Telegrafi/