Telegrafi

Rina Balaj dhe Marin sjellin këngën e re “Jena Dasht”

Këngëtarja shumë e dashur, Rina Balaj, është kthyer shumë fuqishëm në skenën e muzikës.

Kësaj here ajo erdhi me një bashkëpunim me këngëtarin Marin, duke sjellë një këngë shumë ritmike të quajtur “Jena Dasht”.

Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja duken të mrekullueshëm në videoklip, shumë elegantë dhe plot energji.

Rina shfaqet tejet seksi, me një kostum të zi shumë joshës, i cili zbulon shumë trupin e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjithashtu edhe Marin shfaqet me një stil të veçantë, duke kënduar e kërcyer në krah të Rinës.

Rina së fundi gjatë një interviste ka thënë që viti 2024 do të jetë viti i saj, dhe me sa duket atë po ua dëshmon fansave të saj.

Lexo po ashtu Rina Balaj nuk i lë shumë imagjinatës, me një dukje shumë provokative në Instagram

Rina ka marrë shumë komente pozitive në llogarinë e saj në Instagram, në postimin ku lajmëroi për këngën e saj.

Kënga ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe shikime, duke pritur të bëhet një hit i ardhshëm për dyshen. /Telegrafi/