Nuk heziton asnjëherë kur është në pyetje ndryshimi i pamjes dhe eksperimentet në paraqitjet e saj.
Dhe këngëtarja e njohur Rina Balaj sërish e ka bërë një gjë të tillë, duke befasuar fansat me një postim të radhës në Instagram.
Rina postoi një fotografi ku shihet me flokë të bardha dhe balluke, ndërsa të veshur ka një palë tuta me ngjyrë të gjelbër.
Ky ndryshim i radhës i saj u mirëprit nga adhuruesit të cilët ishin të shpejt në komplimentet e tyre tek hapësira e komenteve.
Nuk dihet nëse ky ndryshim ka të bëjë me ndonjë projekt të ri të këngëtares, e cila vetëm pak kohë më parë lansoi këngën e re.
“Addiction” mban emrin kënga e saj e fundit që u publikua edhe me një videoklip të veçantë, i cili ka grumbulluar mbi 3 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/