Site icon Telegrafi

Rikthimi i Serie A si superfuqi në tregun e transferimeve – Shpenzimet e mëdha të klubeve dhe dëshira e lojtarëve për të luajtur në Itali e kthejnë kampionatin në majë

Vite më parë futbolli italian ishte ndër më të mirët në botë, me rivalitet të madh mes klubeve, lojtarë të jashtëzakonshëm dhe futboll të fortë.

Në Serie A dikur luanin Diego Maradona (Napoli) e Michel Platini (Juventus). Pastaj kishte lojtarë si Paul Gascoigne, Lothar Matthaus, Dennis Bergkamp, ​​Ronaldo Nazario dhe Zinedine Zidane, që luajtën për klube të mëdha të këtij vendi.

Gjatë viteve 1990, ekipet italiane luajtën në 25 finale të garave më të mëdha evropiane; Ligën e Kampionëve, Kupën e UEFA-s dhe Kupën e Fituesve të Kupës, duke fituar 13 trofe.

Problemet si skandali i Calciopolit dhe rritja e mundësisë financiare të LaLiga dhe Ligës Premier, pakësuan atraktivitetin e Series A , por këtë verë ajo kërcënon rikthimin e saj.

Kalimi i Cristiano Ronaldos në Juventus dhe harxhimi i 895 milionë eurove n ga klubet kanë lënë pas dukshëm kampionate si ato të Spanjës, Francës dhe Gjermanisë .


Juventusi kërkon të vazhdojë mbretërimin

Pas shtatë titujve radhazi në Serie A, Zonja e Vjetër vazhdon dominimin edhe jashtë fushe me shpenzime.

Deri më tani janë harxhuar 221 milion euro.

Ronaldo gjatë prezantimit te Juventusi (Foto: Juventus/Twitter)

Ronaldo është ardhja e madhe, por mund të rikthehet edhe Leonardo Bonucci.


Napoli, një organizim i ri

Napoli ishte afër titullit sezonin e shkuar, ndërsa këtë vit Maurizio Sarri dhe Jorginho u larguan drejt Chelsea .

Carlo Ancelotti ka marr drejtimin e skuadrës, ku kërkon që ta kthej Napolin te titulli.


Perandoria romake vazhdon të ndërtohet

Nën drejtorin sportiv Monchi, romakët kanë investuar 110 milion euro në afatin kalimtar të verës, pasi shitën për një shumë të madhe portierin Alisson Becker drejt Liverpool.

Justin Kluivert dhe Javier Pastore janë ardhjet, por pritet edhe ndonjë goditje e madhe.


Shpresa e madhe është kthyer te Interi

Shumë vite larg shkëlqimit dhe probleme me drejtimin e klubit. Interit këtë edicion është kthyer të ëndërrojë, pasi ka nënshkruar me Radja Nainggolanin.

Lautaro Martinez dhe Stefan de Vrij janë ardhjet e tjera të mëdha, ndërsa po punohet edhe për Arturo Vidalin. Zikaltërit janë kthyer edhe në Ligën e Kampionëve.


Milan drejt rioganizmi me pronar të rinj dhe fonde të mëdha  

Pronarët e rinj të Milanit kanë arritur të kthejnë sërish në Ligën e Evropë, ku ishte përjashtuar nga Fair Play Financiar.

Gonzalo Higuain është afër huazimit në San Siro, ndërsa po punohet edhe në disa projekte të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version