Telegrafi

Rikthim për t’u harruar, Van Dijk turpërohet me një driblim brilant nga Jovetic

Virgil Van Dijk u kthye pas nenet muajsh në fushën e lojës në miqësoren para-sezonale të Liverpoolit kundër Hertha Berlin të enjten mbrëma, por rikthimi i tij ishte për t’u harruar.

Liverpooli u mposht me rezultat të ngushtë 4-3 në miqësoren ndaj Hertha Berlinit, në një ndeshja ku trajnerët provuan të gjithë lojtarët.

Ky takim ishte ideal edhe për kapitenin e Reds, Van Dijk, i cili u riktheu në fushën e lojës pas plot nëntë muajve, pasi kishte operuar ligamentin ACL pas dëmtimit ndaj Evertonit.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë për mbrojtësin holandez, i cili nuk kishte freskinë e duhur dhe u turpërua në një rast.

Ishte ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Interit, Stevan Jovetic, i cili e turpëroi duke e rrezuar me një driblim Van Dijkun dhe duke shënuar golin e katërt për skuadrën gjermane.

Pas këtij turpërimi nuk kishin si të mungonin reagimet e mëdha në rrjetet sociale për rikthimin e Van Dijk në fushë.

Përderisa disa tifozë po talleshin me gabimin e holandezit, tifozët e Liverpool ishin të shpejtë për të mbrojtur lojtarin i cili nuk kishte luajtur për shumë kohë që nga dëmtimi i tij.

Van Dijk ka edhe tre ndeshje të tjera për t’u përshtatur përpara ndeshjes së parë të sezonit të Liverpoolit në Ligën Premier kundër Norëich të shtunën më 14 gusht. /Telegrafi/