Projekti i Superligës së Evropës nuk është shuar ende, të paktën duke gjykuar nga thashethemet që vijnë nga e përditshmja gjermane, Der Spiegel.
Konsulentët e agjencisë “Flint” janë punësuar nga kompania e themeluar nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus për të vënë dorë në projekt dhe për të bindur tifozët për anën pozitive të saj dhe domosdoshmërinë e këtij revolucioni në skenën e futbollit.
Pak a shumë, një punë lobimi që synon rikthimin e perspektivave të një gare që dukej e vdekur, por që të tre klubet besojnë se janë thelbësore për të rritur të ardhurat e tyre. Në këmbim, konsulentëve do t’u paguhet një tarifë prej 55 mijë eurosh në muaj, pa përfshirë shpenzimet.
Kompania Flint shpjegon se, përveç nevojës për të ndikuar në opinionin e politikanëve, gazetarëve dhe korrespondentëve edhe me njoftime dhe ngjarje, është e nevojshme të ndryshohet ideja origjinale e Superligës, të ndalet formula e ftesës, ndalet projekti i mbyllur dhe në vend të kësaj, një Superligë që arrin të fitojë “zemrat dhe mendjet” e tifozëve.
Zgjidhja, sipas Flint, është të sigurojë ngjitje dhe rënie edhe nga Superliga. Për shembull, mund të krijohet një turne i ndarë në dy grupe: Superliga 1 dhe Superliga 2.
Me promovime dhe rënie nga të dyja këto Superliga në mënyrë që t’i lënë vendin një skuadre që çdo vit, do të futej me një kartë speciale ose një ftesë e veçantë. /Telegrafi/