Një statujë me përmasa reale të Lionel Messit që do të vendoset në një muze së bashku me skulptura të ngjashme, si Pele dhe Diego Maradona, është zbuluar në një ngjarje që festoi triumfin e Argjentinës në Kampionatin Botëror.
Superylli i futbollit dukej emocional teksa zbuloi statujën e tij, e cila do të vendoset në muzeun CONMEBOL në Paraguai.
Ndërsa pas ceremonisë, tifozët nxituan ta shpallin Messin fitues të ‘betejës së statujës’ kundrejt rivalit të përbetuar, Cristiano Ronaldo.
Statuja e Ronaldos – e ekspozuar jashtë aeroportit në qytetin e tij të lindjes, Funchal në Madeira, që mban emrin e tij – ishte objekt talljeje pas zbulimit të saj në vitin 2017.
Busti u zëvendësua më vonë në vitin 2018, 15 muaj pasi u ekspozua, nga një tjetër që ishte përmirësim dukshëm më i mirë në krahasim me të parin.
Megjithatë, statuja origjinale ka jetuar më gjatë në internet dhe fansat e Messit shpejtuan ta krahasojnë bustin kontrovers me veprën e re të superyllit argjentinas.
Messi statue got revealed 🔥 pic.twitter.com/PkXeDYyVJV
— Messi Media (@LeoMessiMedia) March 27, 2023
“Messi fitoi betejën e statujave”.
“E bënë vërtet të shëmtuar Ronaldon me statujën e tij në krahasim me statujën e Messit”
“Një statujë për Messin, por shikoni çfarë i bënë atij tjetrit”.
“Nëse Ronaldo do të kishte një Kupë Bote, do t’i kishin kushtuar më shumë vëmendje skalitjes së statujës së tij”.
“Dikush tha se statuja e Messit është lojtar më i mirë se Ronaldo”.
/Telegrafi/