Telegrafi

Rikonstruimin e Sallës universale do ta ndërmarrë Ministria e Kulturës në Maqedoni

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov i cili së bashku me ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska ishin në takim te kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, deklaroi se kanë marrë pëlqim nga ajo që Sallën Universale në tërësi ta ndërmarrë Ministria e Kulturës.

“Patëm pëlqim të plotë që bashkërisht të punojmë në këtë projekt, me atë që Ministria e Kulturës do ta ndërmarrë Sallën Universale”, deklaroi pas takimit ministri Penov.

Ai theksoi se me Arsovskën kanë biseduar edhe për projekte të tjera që janë duke u realizuar dhe që janë me interes për qytetarët e Shkupit, siç është kalimi nëntokësor te “Ramstori” që del tek “Nova Makedonia”, ura në Karposh në rrugën “Ljublanska” drejt Momin Potokut, si dhe ura në Aeroport, e cila është pezull për shkak të marrëdhënieve pronësore-juridike, e cila për shkak të rëndësisë së saj për banorët e Shkupit, qeveria është e interesuar që të funksionojë më shpejt. “Për këto projekte u pajtuam që të bashkëpunojmë me Arsovskën”, tha Penov.