Megjithëse ka kohë që e ka paralajmëruar duke zbuluar edhe titullin e tij, Rihanna ende nuk e publikoi albumin e saj të ri.
“Anti” titullohet albumi, për të cilin fansat e këngëtares ka tre vite që po presin, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja akoma nuk ka dhënë një datë definitive se kur do të publikohet albumi duke dhënë arsye të ndryshme për shtyerjen e tij.
Mirëpo sipas “Daily Star” arsyeja e vetme është Adele. Sipas tyre ky album që ishte planifikuar për tani është shtyrë për arsye se Adele sapo ka nxjerrë albumin e saj dhe Riri e di se ajo është e pa konkurueshme. /Telegrafi/