Rihanna është kapur duke konsumuar një substancë të dyshimtë, që mendohet se ishte kokainë.
Videoja e xhiruar në festivalin muzikor “Coachella” tregon yllin e muzikës duke përgatitur një substancë dyshuese dhe duke mbajtur hundën e saj.
Klipi, që u postua në Instagram dhe u fshi shpejt, tregon këngëtaren 27-vjeçare të ulur në një tavolinë duke mbajtur në dorë atë që duket si një tub i hollë i bardhë ndërkohë që mikeshat po kërcejnë rreth e rrotull saj.
Pasi kamera bllokohet nga shoqet e saj, më pas Rihanna tregohet duke mbajtur hundën me dorë për disa sekonda.