Telegrafi

Richarlison provoi ta kopjojë ‘festën e Messit’, por dështimi i tij bëhet viral

Richarlison u përpoq të përsëriste festën e golit të famshëm të Lionel Messit, duke mbajtur fanellën me duar, të mërkurën në mbrëmje, por braziliani dështoi plotësisht, duke e mbajtur fanellën në mënyrë të gabuar.

Mesi shkëlqyeshëm hoqi fanellën e tij pas një goli fitues në një ndeshje El Clasico kundër Real Madrid. Superylli i Barcelonës mbajti pjesën e pasme të fanellës së tij para tifozëve, në mënyrë që ata të mos e harronin emrin e tij.

Të mërkurën në mbrëmje, Richarlison u përpoq të bënte të njëjtë festë pas golit të tij në minutën e 88-të në fitoren 4-2 të Evertonit kundër Lincoln City në Carabao Cup.

Megjithatë, festa e tij dështoi plotsishtë, pasi sulmuesi brazilian e mbajti fanellën në mënyrë të gabuar.

Gjithashtu bërja e asaj feste për fitoren e një El Clasico është një veprim i kuptueshëm, por të provosh kur të kesh shënuar kundër një skuadre nga League One si Lincoln në raundin e 2-të të Kupës Carabao është diçka tjetër.

Festimi i Richarlisonit ka filluar të bëhet viral në rrjetet sociale shkaku i dështimit të festës së golit, por edhe për faktin se luajti ndaj një ekipi inferior. /Telegrafi/