Ish-përfaqësuesi i Brazilit, Caio Ribeiro ka thënë se Neymar është ngritur mbi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për t’u bërë “lojtari më i mirë në botë”.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain është konsideruar gjithmonë si pjesë e elitës globale që nga shpërthimi në skenë me Santosin dhe pastaj shkëlqimi te Barcelona.
Neymar lulëzoi së bashku me Lionel Messi dhe Luis Suarez në Camp Nou, duke përfunduar i treti në votimin e për Topit të Artë të vitit 2015.
Ai gjithashtu vazhdoi shkëlqimin dhe paraqitjet e mira edhe pas kalimit në PSG më 2017, duke shënuar 81 gola në 100 paraqitje.
Në moshën 28 vjeç dhe gjoja në kulmin e tij, ndërsa Messi dhe Ronaldo arrijnë mesin e të 30-ave, Neymar është në një pozitë të bëhet performuesi më i mirë në futbollin botëror.
Ribeiro beson se ai është tashmë veçse është më i miri, pasi ka parakaluar Messin dhe Ronaldon.
“Edhe nëse ai Neymar ka sjellje me të cilën nuk pajtohemi, unë mendoj se ai është aktualisht lojtari më i mirë në botë”.
“Ai luan më shumë me topin sesa Cristiano Ronaldo dhe Messi”, ka thënë Ribeiro për Ribeiro për Panico Jovem Pan. /Telegrafi/