Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka mbërritur në qytetin e Barcelonës, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore gjatë ditës.
Pas përshpejtimit të bisedimeve javëve të kaluara, sulmuesi shqiptar i vitit 1997 është duke u përgatitur të nënshkruajë me klubin Blaugrana.
Megjithatë, Manaj nuk do të luaj në ekipin e para të katalunasve, por tek Barcelona B.
Të gjithë marrëveshjet thuhet se janë bërë për blerjen e tij përfundimtare nga Albacete, skuadra e renditur në vendin e 15-të në La Liga 2.
#Manaj al #Barcellona B, tutto fatto
Oggi le visite 👇https://t.co/IqWWZJ0oiv— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 17, 2020
Deri më tani për të këtë sezon, Manaj ka zhvilluar 11 paraqitje duke shënuar tre gola.
Ai te Barcelona B do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, ndërsa në të kaluarën ka luajtur te Interi, Pescara, Pisa dhe Granada. /Telegrafi/