Milani raportohet se kanë arritur një marrëveshje verbale për të nënshkruar këtë verë me mesfushorin spanjoll të Chelseat, Cesc Fabregas.
Sipas Daily Star dhe calciomercato.com, pronarët e rinj kinezë të Milanit kanë identifikuar Fabregasin si lojtarin ideal për të filluar revolucionin e tyre në San Siro.
Këto mediume sugjerojnë se mesfushori spanjoll ia ka dhënë fjalën e tij kuqezinjve për t’u bashkuar me ata, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, çmimi dhe termat personale ende nuk kanë përfunduar dhe duhen të negociohen.
Blutë thuhet se mund ta lënë të largohet lojtarin spanjoll në rajonin e 25 milionëve, i cili vetë është duke kërkuar një pagë prej 4.5 milionëve plus bonuset.
Fabregas ka filluar vetëm nëntë ndeshje të Ligës Premier për Chelsean këtë sezon dhe ishte i lidhur me një transferim në Milano edhe verën e kaluar.
Për ish-futbollistin e Barcelonës dhe Arsenalit interesim kanë shprehur edhe skuadrat e mëdha turke dhe Atletico Madridi në Spanjë. /Telegrafi/