Telegrafi

Renditja për klube e UEFA-s: Juventusi kalon Real Madridin, Bayern Munich mbetet i pari

Juventusi e ka kapërcyer Real Madridin për të dal në vendin e tretë në renditjen e klubeve nga UEFA, ndërsa Bayern Munchen mbetet i pari.

Rezultatet e fundit të Real Madrid në Ligën e Kampionëve kanë bërë që Bianconerët të rriten përpara tyre në renditjen e UEFA-së për klube.

Juve tashmë është kualifikuar në Raundin e eliminimit direkt, ndërsa Real Madridi aktualisht është i treti në grup e tyre, ku Borussia Monchengladbach dhe Shakhtar Donetsk janë në dy pozitat e para, ndërsa Interi është i katërti.

Bayern Munich mbetet në vendin e parë pasi fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve në ediconin 2019-20 dhe këtë sezon po ashtu po vazhdon shkëlqimin.

Barcelona është në vendin e dytë me 116,000 pikë, pastaj Juventus me 111,000 dhe Real Madrid bie në të katërtin me 110,000.

Atletico Madrid, Manchester City, PSG, Manchester United, Sevilla dhe Liverpool plotësojnë 10 më të mirët. /Telegrafi/