Site icon Telegrafi

Renditja e UEFA-s: Reali e përmbyll sezonin në krye, Barça e treta

Real Madridi ka përfunduar e para në renditjen e koeficienteve të UEFA-s për sezonin e katërt, ndërsa Spanja mbetet Federata kombëtare që mbizotëron pas sezonit 2016/17.

Pozicionet e Federatave në Ligën e Kampionëve 2018/19 dhe UEFA Liga e Evropës janë përcaktuar në bazë të koeficienteve të federatave të vendosura në fund të sezonit 2016/17 dhe në bazë të koeficienteve të federatave nga sezonet 2012/13 deri 2016/17.

Lexo po ashtu UEFA zgjedh 10 golat më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve (Video)

Real Madridi përfundoi para Barcelonës në krye të renditjes, bazuar në rezultatet e pesë viteve në garat e UEFA-s, duke dominuar kështu që kur ata fituan Ligën e Kampionëve në sezonin 2013/14.

Koeficienti i tyre atëherë ishte 161.542, ndërsa tani është një rekord me 176.999 pikë, duke hapur një hendek prej 22.100 pikësh ndaj Bayern Munichut në vend të dytë me 154, 899 pikë të tubuara.

Lexo po ashtu UEFA zgjedh 18-shen më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve (Foto)

Në vend të tretë vjen Barcelona me 151,999 pikë, ndërsa “Top 5” përmbyllet me Atletico Madridin në vendin e katërt me 142,999 pikë dhe Juventusi në të pestin me 140,666 pikë. /Telegrafi/

Renditja në 10 sezonet nga klubet dhe ligat:

2016/17: Real Madrid/Spanjë

2015/16: Real Madrid/Spanjë

2014/15: Real Madrid/Spanjë

2013/14: Real Madrid/Spanjë

2012/13: Barcelona/Spanjë

2011/12: Barcelona/Angli

2010/11: Man United/Angli

2009/10: Barcelona/Angli

2008/09: Barcelona/Angli

2007/08: Chelsea/Angli  

Exit mobile version