Telegrafi

Renditja e futbollistëve legjendarë në nivele nga ‘Më i miri i të gjitha kohërave’ te të ‘mbivlerësuarit’

Kush është lojtari më i mirë në histori të futbollit?

Është pyetja që të gjithë tifozët e futbollit dëshirojnë ta mësojnë, pasi janë duke u zhvilluar debate se cili e meriton epitetin e më të mirit në histori të sportit më të shikuar në botë.

Para se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ta dominojnë botën e futbollin, aty ishin emra të njohur si, Pele, Diego Maradona dhe George Best.

Natyrisht, për t’i krahasuar lojtarët që kanë luajtur në gjenerata të ndryshme, nuk është e lehtë.

Por, duke u bazuar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar pesë herë Topin e Artë, ndoshta në sytë e tifozëve argjentinasi dhe portugezit duhet të hyjnë në garë të ngushtë për më të mirin e të gjitha kohërave.

GiveMeSport ka bërë një listë të lojtarëve nga më i miri i të gjitha kohërave, që sipas tyre është Messi, deri te lojtarët e mbivlerësuar, ku aty gjendet Neymari.

GOAT: Lionel Messi.

Legjenda: Cristiano Ronaldo, Diego Maradona, Ronaldo, Johan Cruyff, Marco van Basten, Garrincha.

Të jashtëzakonshëm: Roberto Carlos, Kaka, Gianluigi Buffon, George Best, Paulo Maldini, Luis Figo, Fabio Cannavaro, Andrea Pirlo, Franz Beckenbauer, Franco Baresi.

Të mirë: Kylian Mbappe, Steven Gerrard, Arjen Robben, Zlatan Ibrahimovic, Eden Hazard, Sergio Aguero, Filippo Inzaghi, David Beckham, Francesco Totti, Marc Overmars, Franck Ribery, Samuel Eto’o, Gabriel Batistuta, Andriy Shevchenko, Alessandro Nesta, Alessandro del Piero, Javier Zanetti, Luca Toni, Michel Platini.

Të mbivlerësuar: Pele, Manuel Neuer, Harry Kane, Neymar, Michael Owen.

Ndoshta ju mund të pyesni: Si Pele i mbivlerësuar?

Legjenda brazilian ka fituar tri Kupa të Botës dhe ka shënuar mbi një mijë gola gjatë karrierës së tij. Mirëpo, 526 nga 1,238 gola janë shënuar në përballjet miqësore, e që zyrtarisht atij i numërohen 757 gola në 812 paraqitje.

Më pas, në listën janë edhe lojtarët që e kanë ndihmuar atë që të fitojë gjithçka që ka fituar: Carlos Alberto, Djalma Santos, Nilton Santos, Rivelino, Garrincha, Vava, Didi, Gerson, Jairzinho, Gilmar, Tostao, Zito, Bellini dhe Zagallo.

Nuk është se Pele ishte lojtar i dobët, mirëpo nuk mund të krahasohet me Lionel Messin që cilësohet si më i miri. /Telegrafi/