Site icon Telegrafi

Renditen skuadrat me lojën më të pistë në Ligën Premier – renditje katastrofale nga Chelsea

Me sezonin e Ligës Premier që po i afrohet fundit dhe disa gjëra ende të pavendosura, temperamenti mund të ndizet në xhiron e fundit.

Asnjë lojtar në kompeticion nuk mori më shumë se 11 kartonë të verdhë sezonin e kaluar, por ky total tashmë është tejkaluar.

Megjithatë, ka pasur shumë më pak përjashtime, me disa lojtarë që konsiderohen me fat për t’i shpëtuar ndëshkimit, ndërkohë që disa ekipe nuk kanë ende një lojtar të përjashtuar pasi të 20-të kishin të paktën një karton të kuq sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon top 10 më të mirët e sezonit të ardhshëm në Ligën Premier -zhgënjim për Chelsean dhe Arsenalin

Përpara raundit të fundit të ndeshjeve, SunSport ka shikuar se kush ka qenë më fer në ligë dhe kush ka qenë më i egër.

West Hami del të jetë skuadra që ka bërë lojë më fer në ligë, duke pranuar vetëm 43 kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq.

Pas tyre është kampioni trefishtë, Manchester City, që po ashtu ka pranuar 43 kartonë të verdhë, por që ka një të kuq.

Në vendin e tretë është Arsenalit, që ka 52 kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq.

Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë, ndërsa Wolves janë skuadra me lojën më të ndyrë me 84 kartonë të verdhë dhe gjashtë të kuq:

Foto: SunSport

/Telegrafi/

Exit mobile version