Xu Zhiyun nga Shangai ka hyrë në Librin e rekordeve Guinness, pasi ka krijuar automjetin më të vogël në botë.
Kinezi 60-vjeçar ka shpenzuar dy vite duke e menduar këtë automjet me madhësi sa një kuti, i cili arrin shpejtësi deri në 20 km/h.
Mini-automobili është i gjatë 60 cm, i gjerë 35 cm dhe i lartë 40 cm.
Çmimi i tij në treg është rreth 200 euro.
Automjeti në fjalë është edhe dizajn edhe prodhim i Xu Zhiyun, ndërsa përmban motor, frena, sistem për ndërrimin e shpejtësive, drita të përparme dhe të pasme, sirenë dhe pajisje për muzikë.
Rekordin e mëparshëm për automjetin më të vogël e ka mbajtur amerikani, Austin Coulson (2012), i cili ndërtoi automjetin, dimensionet e të cilit ishin përafërsisht nga pesë centimetra më të mëdha se ato të rekorderit aktual. /Telegrafi/