Telegrafi

Refuzuan të lëshojnë rrugën për të kaluar policia, KFOR-i ndërhyn për t’i shpërndarë protestuesit e dhunshëm – raportohet për disa ushtarë të lënduar

Raportohet se serbët në veri të Mitrovicës kanë refuzuar të lirojnë rrugën për të kaluar veturat e policisë së Kosovës, duke qëndruar të ulur në asfalt.

Megjithatë kur trupat e KFOR-it tentuan të lirojnë rrugën duke i shtyrë mbrapa filloi përleshja mes tyre dhe serbëve, transmeton Telegrafi.

Përleshje ka patur mes serbëve dhe KFOR-it në Zveçan, ku raportohet se ka disa ushtarë të lënduar të KFOR-it.

Lexo po ashtu Sulme ndaj gazetarëve, mbishkrime në vetura të policisë - zhvillimet e deritanishme nga protesta në veri

Gjatë përleshjes është hedhur gaz lotsjellës, shok bomba, kurse serbët si kundërpërgjigje kanë hedhur gurë, shishe të xhamit si dhe kanë rrokullisur kontejnerët e mbeturinave.

Kujtojmë se që nga orët e para të mëngjesit, ushtarët e KFOR-it kanë qëndruar pranë komunave në veri për të siguruar një ambient të qetë, kurse serbët janë mbledhur duke brohoritur, provokuar dhe kënduar këngë nacionaliste. /Telegrafi/