Filmi i ri i Eddie Redmayne, “The Danish Girl”, do të fillojë shfaqjen në kinema në muajin nëntor, ndërsa bashkaktori Matthias Schoenaerts parashikon një nominim tjetër për Oscar për kolegun e tij.
33-vjeçari fitoi çmimin për Aktorin më të mirë për performancën në filmin për Stephen Hawking, “The Theory of Everything”, ndërsa tashmë po spekulohet për një tjetër çmim radhazi.
“Sapo e kemi përfunduar para një jave. Po, ishim në Norvegji në një vend të bukur në maje të malit me një pamje ‘të çmendur’ panoramike”.
“Nuk dua të sjell ters, por mund të them me sinqeritet se jam i sigurt që Eddie Redmayne do ta sigurojë nominimin e dytë për Oscar, nëse jo edhe Oscarin e dytë”, ka deklaruar Schoenaerts. /Telegrafi/