Telegrafi

Red Bulli i kërkon Milanit dëmshpërblim për të lejuar largimin e Rangnickut

Milani mund të ketë disa probleme në ndjekjen e tyre për Ralf Rangnick, pasi thuhet se Red Bull po kërkon tetë milionë euro për ta liruar atë nga kontrata.

Nuk është sekret se kuqezinjtë kanë qenë në negociata me 62-vjeçarin Rangnick për të marrë përsipër si trajnerin e tyre, duke i dhënë atij edhe kartat për të kontrolluar strategjinë e tyre të transferimeve, si dhe taktikat e ekipit.

Sidoqoftë, eksperti i transferimit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio pretendon se ekziston një pengesë shumë e madhe, pasi punëdhënësit e tij aktual, Red Bull, duan tetë milionë euro për ta liruar atë nga kontrata e tij.

Lexo po ashtu Sky Sport Italia: Rangnick te Milani, është punë e kryer

Rangnick kishte qenë drejtor sportiv si për Red Bull Salzburg ashtu edhe për Red Bull Leipzig, asokohe trajner te klubi gjerman në sezonet 2015-16 dhe 2018-19.

Ai tani është drejtor i sportit dhe zhvillimit të futbollit të kompanisë Red Bull, kështu që mbulon NY Red Bulls dhe Red Bull Brasil si dhe ekskluzivitetet e tjera.

Duket sikur pas muajsh bisedimesh nga Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Ivan Gazidis, kjo irritoi Red Bullin, të cilët po kërkojnë një pagesë dënimi.

Lexo po ashtu Ralf Rangnick, apo ‘profesori’: Nga Werner te Haaland, por edhe gjysma e Liverpoolit, janë talentet e zbuluara nga ai

Duke marrë parasysh që Stefano Pioli po merr rezultate mbresëlënëse me kuqezinjtë, kjo rrit presionin ndaj Gazidis për të ndalur projektin Rangnick dhe për të qëndruar me trajnerin e tyre aktual.

Ekziston edhe tension brenda klubit, pasi Zvonimir Boban u pushua nga puna pasi u ankua se Rangnick ishte afruar nga Gazidis pa njoftuar pjesën tjetër të stafit të drejtorisë, ndërsa Paolo Maldini pritet të largohet këtë verë. /Telegrafi/