Site icon Telegrafi

Reali shpreson të përfitojë nga situata e Cityt për Haaland, por edhe ta rrëmbejë Bellinghamin nga duart e Liverpoolit

(Foto: Daily Mail/AFP/Getty)

Real Madridi është duke planifikuar të përfitojë nga kaosi te Manchester City, në mënyrë që ta transferojë Erling Haalandin në verë.

Kampioni i Ligës Premier është përballë akuzave për shkelje të shumta dhe në muajt në vijim priten vendime që mund ta rëndojnë shumë situatën në Etihad Stadium.

Los Blancos nuk arritën ta transferonin norvegjezin nga Borussia Dortmundi, i cili në verën e kaluar kaloi në kampionatin anglez për 51 milionë funte (57.5 milionë euro).

(Foto: Getty)

Në varësi të dënimeve me të cilat do ta godasë Liga Premier Cityn, që mund të përfshijnë një zbritje pikësh ose përjashtim nga elita, Madridi shpreson të përfitojë potencialisht nga çfarëdo zhvillimi – njofton Mundo Deportivo.

Lexo po ashtu Pep Guardiola 'nuk e ka dashur kurrë' Haalandin te Man City

Në anën tjetër, Reali është duke e monitoruar edhe situatën e Liverpoolit për t’ia rrëmbyer Jude Bellinghamin e Borussia Dortmundit, duke qenë se Redsat janë favoritë për nënshkrimin e tij.

(Foto: Shutterstock/AFP)

Por, nëse klubi anglez dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë do të mbetet jashtë garës për nënshkrimin e futbollistit anglez. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Liverpooli hap bisedimet me dy objektiva të mëdha transferimi, ata mund të transformojnë mesfushën e tyre
Exit mobile version