Site icon Telegrafi

Reali sfidon fortë Barcelonën, ofron lojtarë plus para për Dembelen  

Radiostacioni katalanas RAC1 ka zbuluar shtrirjen në të cilën Real Madridi do të sfidojë Barçën për nënshkrimin e anësorit 20-vjeçar të Francës, Ousmane Dembele.

Francezi Dembele ka pas vete dy gjigantët e futbollit spanjoll dhe evropian që e ndjekin për nënshkrimin e tij pas një sezoni të shkëlqyer debutues me Borussia Dortmund në Bundesliga.

Lexo po ashtu Perez pyet homologun gjerman, Rauball: Sa kushton Dembele?

Barça e ka identifikuar sulmuesin francez si një zëvendësim për Neymar, i cili është bashkuar me PSG në një lëvizje rekord botëror. Të enjten, Dembele nuk u paraqit në trajnime me klubin e Bundesligës, i cili hodhi poshtë një ofertë fillestare nga Barcelona në të njëjtën ditë.

I paprekur dhe me xhepa të plotë, Barcelona pritet të kthehet me një ofertë të përmirësuar prej 140 milionë eurosh për shërbimet e francezit.

Lexo po ashtu Dembele nuk do t’ia di për Dortmundin, kërkon shtëpi në Barcelonë

Megjithatë, Real Madridi është gjithashtu i etur për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit. Sipas gazetarit Gerard Romero në stacionin radiofonik RAC-1, Madridi është i gatshëm të ofrojë lojtarë plus para në Dortmund si pjesë e një marrëveshje për të sjellë Dembelen në Bernabeu.

Por, ky medium katalunas nuk ka theksuar se cilët janë futbollistët që Mbretërit mund t’i ofrojnë si pjesë të marrëveshjes.

Radiostacioni katalanas deklaron se lojtari do të favorizonte një lëvizje në Barcelonë, edhe pse presidenti i Realit, Florentino Perez dhe ai i Dortmundit Rainhard Reuball gëzojnë një marrëdhënie të fortë mes vete. /Telegrafi/

Exit mobile version